Zbehet akuza ndaj ish-shefit të FBI/ New York Times: Nuk punonte për oligarkun rus kur ishte në detyrë

29/01/2023 14:59

Ndonëse gjyqi ndaj ish-zyrtarit të FBI po zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një përplasje e fortë po ndodh edhe në Tiranë, pasi opozita e ka kthyer çështjen e Charles McGonigal në kaël beteje të akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama.

Por, raportimet më të fundit që vijnë përtej Atlantikut nga gjiganti mediatik New York Times,  vendosin në dyshim të fortë implikimin e Charles McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Media prestigjioze amerikane referuar procesit te deritanishëm që po zhvillohet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruan se nuk ka asnjë tregues të fortë që të provojë fajësinë e McGonigal dhe lidhjen me oligarkun rus në kohën kur ai ishte shefi i sektorit te kundërzbulimit në FBI.

Ndërkohë, referuar akuzës së dytë ndaj MCGonigal për korruptim të tij nga ish-oficeri i shërbimeve sekrete Agron Neza, për llogari të  kryeministrit Edi Rama, New York Times nënvizon se në aktakuzë flitet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, është akuzuar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, për shkak se ka ndihmuar oligarkun rus Deripaska  me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, si dhe marrjen e 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.

Për akuzat e ngritura në adresë të tij, McGonigal u paraqit ne gjykatë duke u  vetë-deklaruar i pafajshëm. Ai u arrestua pak ditë më parë sapo mbërriti në aeroportin e New York.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA