Bashkëshortja e ish-it të Interit sulmon ashpër Wanda Naran

29/01/2023 14:24

Lidhja e supozuar mes Wanda Naras dhe ish-mbrojtësit të Interit, Keita Balde, vazhdon të nxitë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Këto thashetheme janë mohuar nga Mauro Icardi, i cili ka bërë të ditur se është ende ligjërisht i martuar me argjentinasen.

Në orët e fundit kanë mbërritur komentet zyrtare nga dy protagonistët e tjerë të historisë, Keita dhe bashkëshortja e tij, Simona Guatieri:

“Më vjen shumë keq që bashkëshortja ime, Simona, dhe dy fëmijët e mi të shkëlqyer duhet të dëgjojnë gjëra të tilla, të pabaza, për të tërhequr vëmendjen mediatike. Unë, sinqerisht, u kërkoj të gjithëve të respektojnë familjen time, e cila nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet e rrëfyera”, ka shkruar Keita.

Komenti i bashkëshortes së tij është pa dyshim më i ashpër, me një referencë mjaft të hapur ndaj Wanda Naras: “Ekzistojnë gra serioze, të ndjeshme, të sinqerta, sensuale. Sa bukur, këto gra mbajnë erë të pastër! Dhe pastaj janë ato që quhen në zhargonin italian konsideron Wacche (lopa)”. Sigurisht që shkronja W (në vend të V-së nuk lë asnjë dyshim se kujt i referohet partnerja e Balde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA