‘Nostradamus-i’ modern thotë se përdor aftësitë paranormale për të luftuar krimin si një ‘Sherlock Holmes’ (fotot)

28/01/2023 17:06

Athos Salomé pretendon se “është vetëm një çështje kohe” para se të punojë me forcat rajonale të policisë për të luftuar krimin, duke shtuar se ka pasur disa mundësi për ta bërë, por më parë i kihste refuzuar prej “paragjykimit”.

I vetëshpalluri “profet” ose “Nostradamus në jetë” thotë se është tashmë gati të përdorë aftësitë e tij paranormale për të luftuar në mbrojtje të ligjit.

Athos Salomé shton se aftësitë e tij lidhen me misterin magjinë dhe shkencat okulte.

Braziliani i famshëm thotë se luan tashmë një rol të rëndëishëm parashikues me rrethe politike, fetare e ekonomike në të gjithë botën.

Policitë e të gjthë botës shpesh përdorin aftësitë e parashikuesve për hetimet e tyre në rastet më të vështira.

Salomé thotë se kërkon të ndjekë hapat e detektivit të famshëm të autorit Arthur Conon Doyle, Sherlock Holmes, që kishte dhunti të ngjashme për të zbuluar autorët e krimeve.

Hetuesi paranormal tha: “Ajo që pak njerëz dinë është se paranormaliteti, edhe pse nuk konsiderohet ende si një shkencë, ka studimet dhe profesionistët e saj që garantojnë integritetin e njohurive të fushës”.

Ai shtonte: “Në jetën reale ka shmë raste të provuara të mediumeve paranormale që kanë ndihmuar policinë në zbulimin e krimeve që më parë dukeshin të pazgjidhme”.

Aktualisht hetuesi ndan kohën e tij mes studimit të shkencave okulte dhej ndihmës ndaj njerëzve që kërkojnë të qartësojën situata të vështira.

Ai shton se së shpejti do të ndihmojë policinë me aftësitë e tij, por deri tani kishte refuzuar  prej “paragjykimit ndaj aftësive të tij paranormale, si një formë shkence”.

Salomé, i cili listohet mes 10 paranormalëve më të njohur në planet, shton: “Prapa çdo trillimi ka një mister, ju duhet vetëm të shikoni me kujdes për të zbuluar realitetin prapa mesazheve të fshehta”.

Te paranormalja “gjendra pineale, që është syri i tretë i njeriut, ose syri i mendjes, mund të na tregojë botën sureale dhe dimensionet ekstra-shqisore”, tha ai duke iu referuar gjendrës në formë boçeje pishe që gjendet prapa ballit të njeriut në mes të dy hemisferave të trurit, e që ka intriguar dijetarët e lashtësisë për aftësitë e saj të perceptimit.

Salome detajon më tej se shkenca i njeh këto aftësi të aktivizimit/hapjes së gjendrës pineale dhe efekteve të zbulimit te sekreteve të shkencës.

“Gjendra Pineale është pika jonë e ndërlidhjes mes ndërgjegjies njerëzore dhe botëve të padukshme të natyrës, ose ndryshe një portal interdimensional që nuk mund të aksesohet nga kushdo, por vetëm nga më të ndërgjegjshmit dhe ata duan me të vërtetë ta arrijnë këtë. Vetëm ata me ndërgjegjie të zgjeruar e të hapur mund të zbulojnë këto dimensione të tjera, të cilat ashtu si vetë ndërgjegjësimi madhor mund të jenë të rrezikshme dhe pa kthim prapa”, shton studiuesi.

Salome shpjegon më tej se aftsia e tiij e psikografisë, e imazherisë dhe vizatimit shpirtëror, mund të përdoren në zbardhjen e krimeve, në mbështetje të hetimeve policore.

Në fund ai shton se “portalet inter-dimensionale janë në fakt ‘gjëndra pineale’ tokës, të cilat na lidhin me të panjohurën”, ose ndryshe me të vërtetën madhore.

FOTO GALERI
1/5
Te paranormalja "gjendra pineale, që është syri i tretë i njeriut, ose syri i mendjes, mund të na tregojë botën sureale dhe dimensionet ekstra-shqisore”, tha ai duke iu referuar gjendrës në formë boçeje pishe

Top Channel