I rrethuar nga efektivë policie dhe njerëz që brohorisnin në hebraisht “vdekje terroristëve”, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi vendin ku një ditë më parë, një person i armatosur zjarr duke vrarë 7 persona e duke plagosur dhjetë të tjerë, përpara se të qëllohej edhe vetë për vdekje nga policia.
Sulmi, të cilin policia e përshkroi si një “incident terrorist”, përligji frikën e një përshkallëzimi të dhunës pas muaj të tërë përplasjesh në Bregun Perëndimor që kulmuan me një bastisje në Jenin të enjten, gjatë të cilës humbën jetën nëntë palestinezë.
Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për të shtënat pranë sinagogës në Jeruzalemin Lindor, një nga sulmet më të përgjakshëm ndaj izraelitëve në vite, por duket se një zëdhënës i lëvizjes islamike Hamas e ka lidhur atë me bastisjen e përgjakshme në Jenin.
“Ky operacion është përgjigje ndaj krimit në Jenin dhe përgjigje e natyrshme ndaj veprimeve kriminale të okupimit”, tha, Hazem Qassem. Grupi më i vogël militant Xhihadi Islamik e mirëpriti sulmin, por e nuk mori përgjegjësinë.
Incidenti ndodhi pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Mediat izraelite thonë se sulmuesi është një palestinez, banor i Jeruzalemit Lindor, por nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar.
Episodet e dhunës erdhën vetëm pak ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.
Top Channel