Myrto Uzuni po zhvillon një kampionat shumë të mirë me Granadën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, kryeson renditjen e golashënuesve në La Liga 2 me 14 gola të realizuar në 22 ndeshje.
Shtypi spanjoll shkruan se 27-vjeçari nga Berati ka përfunduar në fokusin e Galatasaray. Granada kërkon 12 milionë euro për ta lënë të lirë, aq sa është edhe klauzola e shitjes së Uzunit.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit nga Stambolli për momentin nuk e arrijnë atë shifër, por bisedimet vazhdojnë. Interesim për lojtarin shqiptar ka shfaqur edhe Leeds United.
Granada fitoi sot 2-0 ndaj Andorra falë dygolëshit të Myrto Uzunit brenda çerekorëshit të parë të sfidës. Ekipi spanjoll është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt dhe vazhdon të luftojë për rikthimin në elitë.
Top Channel