Në listën e farave të shëndetshme për njeriun futen padyshim farat e linit, vlerat e të cilave janë të famshme. Farat e linit përdoren si ushqim i shëndetshëm, vlerat e të cilit janë provuar shumë kohë më parë.

Farat e linit janë të pasura me Omega-3, fibra dhe proteina. Në këto fara gjenden një sërë përbërsish të tjerë që kanë efikasitet të lartë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit, madje edhe zhvillimin e qelizave të dëmshme në trup. Studime të shumta kanë treguar që farat e linit mundësojnë edhe humbjen në peshë.

Këto fara mund t’i fusni pa ngurim në ushqimin tuaj, por duhet të dini që vlerat më të mëdha shëndetësore të këtyre farave mund t’i përfitoni kur ato konsumohen në gjendjen e tyre fillestare, pa i’u nënshtruar asnjë proçesi tjetër. Megjithatë, shumica e njerëzve preferojnë të konsumojnë farat në formën e vajit duke e shërbyer atë në sallata dhe në ushqime të tjera.

Shëndeti i zemrës

Farat e linit i bëjnë shumë mirë zemrës. Në veçanti ata parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin tensionin e gjakut, ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelet e Omega-3 në organizëm.

Tretja dhe diabeti

Përveç arritjeve në shëndetin e zemrës, farat e linit përmirësojnë tretjen dhe parandalojnë diabetin dhe qelizat e dëmshme. Ato parandalojnë diarenë dhe konstipacionin si dhe përmirësojnë tretjen për shkak të nivelit të lartë të fibrave.

Yndyrna të shëndetshme

Farat e linit kanë një përmbajtje të lartë të yndyrnave të shëndetshme (42%) dhe janë një nga burimet më të pasura të Omega-3 që parandalon sëmundjet e zemrës dhe mbron organizmin nga një sërë sëmundjesh.

Vitaminat dhe mineralet

Farat e linit i japin organizmit një sasi domethënëse vitaminash dhe mineralesh. Në veçanti, farat e linit janë të pasura me Vitaminën B1 që rregullon funksionimin normal të metabolizmit. Ato janë një burim i pasur bakri.

Farat e linit janë të pasura me magnez (392mg për 100 gramë), që është i domosdoshëm për shëndetin e zemrës dhe metabolizmin. Farat e linit shërbejnë gjithashtu si një burim i mirë i mineralit molibden, që luan një rol të rëndësishëm për disa funksione të rëndësishme biologjike në trupin e njeriut.

Farat e linit futen në rradhët e ushqimeve të pasura me proteina, falë përmbajtjes së lartë të fosforit që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe cilësisë së jetës.

Farat e linit janë të pasura me antioksidantë që gjenden si tek fibrat e ngopura dhe tek ato të pangopura që quhen linjane. Farat e linit kanë 800 herë më shumë antioksidantë se disa nga burimet e tjera ushqimore në dietën tuaj. Përveç vlerave të larta antioksidante, linjanet ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rregullojnë nivelet e hormoneve në organizëm.

Farat e linit kontribuojnë edhe për rënien në peshë falë përmbajtjes së lartë të fibrës së ngopur që e mban stomakun plot dhe stimulon receptorët e trurit duke parandaluar kështu ngrënien e tepërt.

Kujdes!

Njerëzit e shëndetshëm duhet të kufizojnë dozën e farave në 50 gramë- 5 lugë gjelle-në ditë. Ato mund të përdoren gjerësisht në supa, sallata dhe drithërat e mëngjesit./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA