Drift në mes të rrugës me makinën e pakontrolluar, i hiqet leja dhe gjobitet shoferi në Vlorë
28/01/2023 18:18
Një shofer që bënte manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin e tij është gjobitur sot në Vlorë, ndërkohë që i është hequr leja e drejtmit.
Policia njofton se bazuar në disa pamje filmike, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, ka shoqëruar shtetasin me iniciale D.Xh.
Atij i është tërhequr leja e qarkullimit dhe është gjobitur me masën administrative 75.000 lekë të rinj, pasi ka drejtuar automjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara, në qendër të banuar dhe ka kryer manovra të rrezikshme, në kundërshtim me Kodin Rrugor.
Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.
Top Channel