Zyrtari ukrainas deklaroi se Moska do të përgatitet për një valë të re sulmesh ndaj Ukrainës deri në fund të shkurtit.
“Ka të ngjarë që Rusia po përgatitet për aktivizim maksimal deri në përvjetorin e parë të pushtimit më 24 shkurt. Ata besojnë se deri në përvjetor duhet të kenë disa arritje. Nuk është sekret se ata po përgatiten për një valë të re deri më 24 shkurt, siç thonë ata. Ka një mirëkuptim në cilat fusha duan të bëjnë diçka”, tha Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.
Danilov shtoi se ushtria ruse ka zbuluar aftësitë mbrojtëse të trupave ukrainase në rajonin e Zaporizhzhia brenda një jave.
“Tani ka një grumbullim të caktuar të trupave. Ne e dimë këtë, ne e kuptojmë se çfarë po ndodh në këtë drejtim”, tha ai.
Top Channel