“Bye-bye Hive”/ Shkatërrohet rrjeti i hakerave ndërkombëtarë-1.500 sulme në “portofol”!

28/01/2023 14:07

Një bashkëpunimi i prokuroria e Shtutgartit bashkë me autoritetet e drejtësisë në SHBA, ka sjellë shkatërrimin e rrjetit ndërkombëtar të kriminalitetit kibernetik, të njohur si “Hive” ( Zgjoi).

Autoritetet thonë se këtij grupi i faturoheshin 1.500 sulme mbi sipërmarrje të ndryshme që nga mesi vitit 2021. 70 prej tyre ishin në Gjermani. “U sekuestruan shumë servera, të dhëna, account-e të rrjetit dhe të përdoruesve të tij”, njoftoi prokuroria e Shtutgartit dhe Presidiumi i Policisë në Reutlingen.

Faqja e internetit të hacker-ave “Hive Ransomëare” u bllokua. Struktura e IT-së së “grupimit të dorasve” shërbente “vetëm për kryerjen e sulmeve të rënda kibernetike duke e pasuar atë me mitmarrje” prej ndërmarrjeve dhe autoriteteve të prekura.

Dëmi i shkaktuar tek ndërmarrjet e prekura dhe institucionet publike, sipas hetuesve, mund të “arrijë në miliarda”. Sipas të dhënave të tij kriminelët kibernetikë jo vetëm kanë dekoduar të dhënat e viktimave, por kanë zhvilluar edhe mekanizma për të ushtruar presion për mitmarrje, duke kërcënuar me publikimin e të dhënave delikate.

Ky grup duket se qëndronte edhe pas sulmit ndaj një spitali në SHBA, ku pas goditjes kibernetike, klinika nuk mund të pranonte më pacientë të rinj dhe nuk kishte më akses në të dhënat elektronike të pacientëve. Ransomware prej vitesh konsiderohet si kërcënimi më i rëndë ndaj sigurisë kibernetike.

Programi dëmtues i infiltruar në sistem bllokon sipërmarrjen ose paralizon infrastrukturën e saj. Presioni që pason pas këtij sulmi hacker është një biznes që shpesh llogaritet në monedhën digjitale Bitcoin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA