Rreth mesnatës së të enjtes policia e Kosovës është njoftuar për një person të vdekur në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në Vushtrri.

Sipas informatave të para, bëhet fjalë për klerikun 48 vjeçar të kishës Sveti Iljas, për vdekjen e të cilit familjarët kanë njoftuar policinë.

Organet e rendit kanë njoftuar se rreh orës 23:00 me të marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar një armë zjarri të tipit pistoletë pranë viktimës.

Nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë, derisa për të konstatuar vdekjen trupi është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Kleriku shërbente në kishën Sveti Iljas e ndërtuar qysh në vitet 1800.

Top Channel