Vdes prifti në kishë! Gjendet i pajetë në Kishën ortodokse në Vushtrri, pranë kishte një armë
27/01/2023 14:32
Rreth mesnatës së të enjtes policia e Kosovës është njoftuar për një person të vdekur në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në Vushtrri.
Sipas informatave të para, bëhet fjalë për klerikun 48 vjeçar të kishës Sveti Iljas, për vdekjen e të cilit familjarët kanë njoftuar policinë.
Organet e rendit kanë njoftuar se rreh orës 23:00 me të marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar një armë zjarri të tipit pistoletë pranë viktimës.
Nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë, derisa për të konstatuar vdekjen trupi është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.
Kleriku shërbente në kishën Sveti Iljas e ndërtuar qysh në vitet 1800.
Top Channel