Një 46-vjeçar u vu në pranga, për plagosje me dashje dhe prodhimi e mbajtja e armëve të ftohta.
Autori me inicicle D. L., pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta dy persona. Gjatë kontrollit atij iu gjet armë e ftohtë, të cilën e mbante pa leje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 46 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me grushte dhe sende të forta në trup, 2 shtetas të tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë me teh metalik, të cilën e posedonte pa leje“, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Top Channel