Të rinj patinatorë e amatorë ‘skateboarder’, shënuan sot një fitore ndaj banorëve milionerë të një zone luksi në Uells teksa kërkonin të ndalonin ndërtimin e parku sportiv për ‘skateboard’ pranë banesave të tyre.
Fqinjët e zonës ekskluzive bregdetare, ku mes të tjerëve jeton këngëtarja Bonnie Tyler me të shoqin, kishin ngritur padi ligjore kundër parkut me kosto £460,000 para shtëpive të tyre.
Por pronarët e pasur hoqën dorë nga padia e tyre kur të rinjtë ‘skateboarder’ e patinatorë u mbështetën nga shoferët dhe kalimtarët që përdorin gjithashtu hapësirën bregdetare me pamje nga parku.
Mbështetësit e ndërtimit të parkut kryen një protestë duke u rënë borive teksa kalonin para shtëpive luksoze në rrugën bregdetare. Tashmë konflikti pesë-vjeçar duket se është mbyllur, teksa parku pritet të kompletohet me lejen e zyrtarëve bashkiakë.
Impjanti i zbavitjesve me rrota po merr formë tashmë par rreshtit të shtëpive mes të cilave dhe këngëtarja e hitit të njohur të viteve 80-të ‘Total Eclipse of the Heart’ Bonnie, 70 vjeçare, dhe e bashkëshortit të saj ndërtues Robert Sullivan.
Shtatë prej fqinjëve të pasur kishin nisur sfidën ligjore për transferimin e tokës për ndërtimin e parkut por një peticion i mëpasshëm mblodhi rreth 5,700 firma dhe gjeti mbështetje në komunitet.
Top Channel