Kamera të jashtëligjshme në qytet, vijon aksioni edhe në Korçë e Pogradec
27/01/2023 11:09
Në bazë të urdhrit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, edhe drejtoria vendore e policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes
Deri në këto momente janë hequr dhjetëra kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht.
Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.
Top Channel