Pas krimit të dyfishtë në Gramsh pasditen e sotme, në shtëpitë e viktimave janë hapur dyert e mortit ku të pranishëm janë dhjetëra banorë të zonës dhe familjarë.
Gazetarja Bruna Kërçyku ndodhet e pranishme në vendin e ngjarjes, ku ka arritur të pyesë një nga banorët e zonës në lidhje me situatën.
Fqinji i viktimës Shaqir Sinani, është shprehur se nuk ishte në dijeni të ketë pasur ndonjë konflikt mes vëllezërve dhe se autori ka qenë i shëndetshëm mendërisht, ndërsa fëmijët e Shaqirit do të vijnë nesër nga jashtë.
Sipas deklaratave të policisë Xhevit Sinani është gjendur në gjendje të rënduar psikologjike.
Si e njihnit Xhevitin, familjen?
I njihnim si njerëz që shihnin punën e vet nuk ishte problematik, kjo që ndodhi ishte shokuese për të gjithë. S’kishte as probleme e konflikte mes njëri tjetrit, jemi tepër të tronditur.
A kanë pasur konflikte të mëparshme, zakonisht krime të tilla ndodhin për shkak të shkaqeve të pronës, motive të tjera të dobëta?
Nuk ka pasur asnjë debat mes tyre, se unë e kam dhe komshi Shqirin, s’ka pasur asgjë se si ndodhi as vetë nuk e di.
A kanë ardhur fëmijët?
Gocat i ka këtu ndërsa fëmijët vijnë nesër në mëngjes, tre çunat i ka në Greqi.
A kishte shfaqur Xheviti probleme të një rëndese psikologjike?
Këto kohë nuk kishte probleme të tilla.
Top Channel