“Game over”/ Goditen dy raste të organizimit të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar
27/01/2023 14:06
Dy raste të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit janë goditur në Tiranë nga policia, ku pesë persona kanë rënë në pranga.
Në kushtet e flagrancës nga operacioni policor i koduar “Game over” janë arrestuar Emrah Rizvani, 27 vjeç, Arlind Zenelaj, 23 vjeç, Renaldo Katragjini, 38 vjeç, Greis Marxhushi, 20 vjeç dhe Uneis Hoxholli, 20 vjeç.
Ata janë kapur në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” dhe në një lokal në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke organizuar lojëra fati.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel