
Një krim i dyfishtë brenda familjes, ka tronditur Gramshin pasditen e sotme.
Mësohet se një burrë i identifikuar si Xhevit Sinani ka vrarë gruan e tij në fshatin Tërvol, dhe më pas ka vrarë edhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani.
Burime për Top Channel bëjnë me dije, se menjëherë pas ngjarjes, autori 80-vjeçar ka telefonuar fëmijët të cilët i ka informuar për ngjarjen e rëndë.
Mësohet se bashkëshortes, Sinani ia mori jetën duke e goditur me sëpatë brenda shtëpisë, ndërsa të vëllanë e ka vrarë në vreshtën e rrushit, që ndodhet rreth 1 kilometër larg shtëpisë.
Menjëherë pas ngjarjes uniformat blu kanë arrestuar autorin, i cili tashmë është në komisariatin e policisë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ky është autori 80-vjeçar Xhevit Sinani.
Njoftimi i Policisë:
“Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.
Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 80 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.
Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .
Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.
Top Channel