Kaosi shkaktuar në parlament, seancën plenare të së enjtes, nga deputetët e opozitës me në krye Sali Berishën, siç edhe shumica socialiste e paralajmëroi nuk mbeti pa u ndëshkuar.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etiken, shqyrtoi propozimin e një grupi deputetësh te Partisë Socialiste “Për marrje mase disiplinore ndaj deputetëve të opozitës të cilët me veprimet e tyre penguan zhvillimin normal të seancës.
Pas 60 minuta debatesh në këtë sekretariat me tre vota pro të socialistëve dhe dy kundra të PD-s, deputetët demokratë, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këllici, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, u ndalohet pjesëmarrja në komisionet parlamentare dhe seancat plenare të parlamentit për 10 ditë.
Si kundra përgjigje për paralajmërimin e deputetëve socialist për të ndëshkuar 5 ligjvënësit demokratë, grupimi deputetëve Alibeaj në PD, depozituan kërkesën për nisjen e procedurës të shkarkimit të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Motivacioni kësaj iniciative sipas grupimi Alibej lidhet me pretendimin e tyre se Lindita Nikolla u hoqi fjalën deputetëve të opozitës dhe nuk thirri kryeministrin Edi Rama në seance siç ata kishin kërkuar.
Pas rikthimit në politikën aktive, kjo është hera e parë për Sali Berishën të ndëshkohet me një përjashtim të tillë 10 ditor.
Gjatë të gjithë legjislaturës të shkuar në mënyrë konstante Sali Berisha, bashkë me deputetët e tij mbështetës, kanë bllokuar foltoren e parlamentit, duke mos lejuar vijimin normal të seancës.
Sipas tyre, këto veprime janë ndërmarrë pasi kryetarja e kuvendit nuk i ka dhënë minutazhin e duhur Sali Berishës.
Ish kryeministri demokrat, edhe ku ka marrë fjalën ka tentuar ta tejkalojë minutazhin e paracaktuar për procedurë apo replikë.
Në të tilla rrethana, i është ndërprerë fjala, por e ka vijuar duke e transmetuar në Facebook.
Top Channel