Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën Rikthehet buzëqeshja në kampionin bardheblu disa orë përpara startimit të javës së 18-të të Abissnet Superiores.
Merkato e Tiranës është zhbllokuar dhe më në fund mes shumë largimesh, kampionët në fuqi do të kenë mundësi që mbrëmjen e sotme përballë Erzenit të kenë në dispozicion dy blerjet e reja, Regi Lushkja dhe Kristal Abazaj.
Ashtu siç deklaroi pak ditë më parë për Top Channel trajneri Ogres Shehi gjatë këtyre ditëve në përgatitjen e kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme në një moment delikat të merkatos, janë testuar dy lloj formacionesh dhe planesh për takimin, varianti A dhe B në varësi të federimit apo jo të këtyre dy përforcimeve që janë thelbësore për Orges Shehin në këtë pikë të sezonit ku ndodhen në krye të klasifikimit që kur i duhet të privohet nga largimi i sulmuesit kryesorë Redon Xhixha, apo mesfushorëve si Limaj dhe Kallaku. Këtyre largimeve i shtohen gjithashtu gjendja gripale e Gjumsit dhe Qefalisë, dy të rinj të perspektivës të cilët janë të pamundur.
Ndërkohë në 18-shen e ndeshjes së sotme do të jetë edhe kapiteni Marsel Ismailgec, për të cilin drejtuesit bardheblu kanë një ofertë në tavolinë prej 150.000 euroshe, megjithatë mungesa e tij në formacionin e parë lidhet më tepër me problemin e rikuperimit nga dëmtimi i fundit
Ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës do të zhvillohet në qytetin e Durrësit në orën 19:00.
Top Channel