Nëntë palestinezë mbetën të vrarë gjatë një sulmi ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor, një nga vendet më vdekjeprurëse ndër vite.

Të shtënat me armë zjarri dhe shpërthimet e vazhdueshme krijuan kaos në kampin e refugjatëve që ndodheshin në Jenin. Më pas trupat izraelitë rrethuan ndërtesat, e më pas u përplasën me militantët palestinezë.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi se si pasojë e sulmit u plagosën edhe 20 persona, katër prej tyre në gjendje të rëndë.

Ushtria izraelite deklaroi se trupat e saj hynë për të arrestuar militantët e Xhihadit Islamik që planifikonin sulme të mëdha.

Presidenca palestineze akuzoi Izraelin për një masakër në Jenin, e cila mbetet skenë e bastisjeve të përsëritura muajt e fundit.

Forcat e Mbrojtjes izraelite deklaroi se hynë në Jenin për të arrestuar një skuadër terroriste të Xhihadit Islamik, të cilin e akuzoi se ishte i përfshirë shumë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të shumta terroriste ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë.

Një nga ndërtesat e cila u godit më shumë nga sulmet u shkatërrua nga flakët, të cilat nuk kursyen asgjë.

Të paktën 29 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor deri më tani për këtë vit, duke përfshirë militantë dhe civilë, ndërsa ushtria vazhdon operacionet atje.

Vitin e kaluar në Bregun Perëndimor u vranë më shumë se 150 palestinezë, pothuajse të gjithë nga forcat izraelite. Viktimat përfshinin civilë të paarmatosur, militantë të armatosur dhe sulmues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA