Sherr mes dy personave në Shkodër, një i plagosur me thikë
26/01/2023 19:11
Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qendër të qytetit në Shkodër.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pranë Drejtorisë së Tatimeve, ku i plagosur ka mbetur njëri prej tyre, që është dërguar në spital.
Ndërkohë, në pranga ka mbetur autori 44-vjeçar.
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Top Channel