Një vit më parë Miranda Merkohasani , një nga 3 mijë gratë që në pak kohë përfunduan në gjykata për siguruar pension ushqimor për fëmijët, rrëfeu për Top Channel betejën disa vjeçare me ish partnerin.
Një inspektim i zgjeruar i Avokatit të Popullit në gjyqësor konstaton se shteti shqiptar duhet të ndërhyjë urgjentisht dhe të përshtasë legjislacionin për mirërritjen e fëmijëve për të cilët babai nuk pranon të paguajë pensionin ushqimor.
Rekomandimi i Avokatit të Popullit i është dërguar kuvendit dhe disa ministrive midis tyre edhe ministrisë së drejtësisë të cilës i sygjerohet se shteti duhet të marrë rolin e prindit , në rast se babai nuk ka mundësi ekonomike për të paguar.
Kurse ministrisë së shëndëtësisë dhe mbrojtjes sociale i kërkohet që të sigurojë zgjidhje për prindin e papunë që refuzon të kontribuojë për fëmijën mbasi nuk ka të ardhura
Avokati kërkon ndërhyrje edhe në kodin e familjes për të caktuar një kufi minimal dhe maksimal pagese si kuote mujore. Por çështje më e rëndësishme sugjerohet efektivitet i gjykatave
Për katër vitet e fundit KLGJ pranon se vërehet një trend i rritjes së divorceve që kanë prodhuar sakaq probleme të tjera sociale, më i madhi ai i mirqënies së fëmijës, shumë prej të cilëve për arsye ekonomike përfshihen në krim.
Top Channel