Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, është liruar nga burgu ditën e sotme me vendim të Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Apeli ka pranuar kërkesën për liri pasi ka përfunduar dënimi i dhënë nga shkalla e parë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 26.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 28 akti, datë 25.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit F.T., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. F.T., me vendimin nr. 50 datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. F.T. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.“- njofton Gjykata.

Fatos Tushe u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste dhe u dënua në korrik të vitit të kaluar me 2.4 vite burg. SPAK kërkoi që ish-kryebashkiaku të dënohej me 3.6 vite burg si edhe dënim për mos ushtruar asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA