Ishte pjesë e një plagosjeje në vitin 2019, bie në pranga 45-vjeçari i shpallur në kërkim

26/01/2023 10:38
Foto ilustruese

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim pasi u përfshi në një konflikt me armë zjarri ndodhur mes disa personave në qershor të vitit 2019 është vënë në pranga.

Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur “Unaza e re”, dy vëllezërit A.T dhe M.T të arrestuar më parë nga policia, kanë plagosur me armë zjarri  B.D.

Pas hetimeve, rezultoi se pjesë e këtij konflikti ishte dhe U.T., i cili pas ngjarjes ka penguar zbulimin e së vërtetës.

Gjykata e Apelit Tiranë në maj të vitit 2022 e ka dënuar me 8 muaj burg.

Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet  e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e suguruara  përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë  ndaluar shtetasin U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arerst në Burg”. Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur “Unaza e re”, dy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar më parë nga Policia), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. Si rezultat i hetimeve të thelluara ka rezultuar se pjesë e këtij konflikti ishte dhe shtetasi  U.T., i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje. Gjykata e Apelit Tiranë në maj të vitit 2022 e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg”, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA