Deputeti ukrainas “shkund” Kievin për Kosovën, fjalim në KiE: T`ia njohim pavarësinë!

26/01/2023 14:12

Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i doli Kosovës në mbrojtje duke kërkuar që vendi i tij të pranojë se shtetësinë e saj.

Fjalimin e Goncharenkos e shpërndau gazetari britanik, Tim Judah, një njohës i shkëlqyer i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

Këtë ndërhyrje të ligjvënësit ukrainas, Judah e përshkroi si mjaft pozitive, e madje u shpreh se Kosova ka gjetur një avokat në mënyrë befasuese një avokat të çështjes së saj.

Goncharenko përsëriti një deklaratë të bërë edhe më parë për njohjen e Kosovës, e argumentoi këtë radhë se ajo është edhe në interesin e Serbisë dhe të qytetarëve të saj.

“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë e dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë. Ky është një shtet i pavarur, e ky tashmë është një realitet, kjo gjë ka ndodhur. Dhe është në interesin e të gjithëve në këtë kontinent për të pranuar realitetin dhe për të ecur përpara, dhe unë dua t’u drejtohem serbëve tani, dhe Serbisë, dhe të them se është në interesin më të mirë të Serbisë ta bëjë këtë.”– tha deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko

Goncharenko e këshilloi më tej Serbinë të veprojë ashtu si dhe Gjermania pas Luftës së Parë Botërore, e të ecë përpara duke mos e penguar më Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA