Speci djegës jalapeno u zbulua për herë të parë nga Aztekët, të cilët në vend që ta hanin, e thanin e më pas e tymosnin.
Ky lloj speci përmban një përbërës të quajtur kapsaicin që kur konsumohet siç duhet, mund të jetë një aleat i fuqishëm për shumë çështje shëndetësore. Por cilat janë përfitimet që do të keni nëse e përfshini këtë spec në dietën tuaj.
Mund të bini nga pesha
Studimet tregojnë se ju mund të rrisni aftësinë për të djegur dhjamin dhe për të ulur oreksin duke ngrënë speca jalapeno.
Mund të parandaloni infeksione të ndryshme
Bota ka përdorur erëza dhe barishte si një mjet për të ruajtur ushqimin që nga fillimi i kohës. Sidoqoftë, ajo që shumë njerëz nuk dinë është se studimet kanë zbuluar shumë veti antimikrobiale tek specat djegës.
Për shkak të kësaj, ekziston një larmi infeksionesh që mund të parandalohen nga specat jalapeno siç janë grykët, prishja bakteriale e dhëmbëve dhe infeksionet e sinusit.
Mund të luftoni dhimbjet e shkaktuara nga migrena
Një nga mënyrat për të përfituar nga speci jalapeno është duke përdorur kapsaicinën e pranishme në të si një spraj hundësh.
Studimet kanë treguar se kur aplikoni këtë spraj në vrimat e hundës, efekti i tij kundër dhimbjeve të migrenës dhe të kokës është jashtëzakonisht i fuqishëm.
Jeni në gjendje të luftoni diabetin
Është provuar shkencërisht se kapsaicin, është në gjendje të ulë nivelin e glukozës në gjak, duke rritur nivelin e insulinës. Për këtë arsye, speci lufton diabetin.
Mund të shpëtoni nga hipertensioni
Studimet mbi kafshët tregojnë se ky përbërës mund të qetësojë enët e gjakut, të ulë presionin e gjakut dhe madje të ndihmojë të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni
Top Channel