Britaniku thotë se u akuzua për përdhunim në Rumani kur refuzoi t’i blinte shtëpinë €200,000 të dashurës ‘tutore’- dëshmia (fotot)

26/01/2023 15:34

Personazhi tashmë i famshëm ‘mediatik’ Andrew Tate tha sot në dëshminë e tij se gruaja që e akuzoi për përdhunim në Rumani sajoi akuzat kur ai refuzoi t’i blinte motrës së saj një shtëpi €200,000.

Ai i tha gjithashtu gjykatësve në Bukuresht se “është koha që ky cirk të marrë fund” duke argumentuar se prokurorët po marrin në konsideratë vetëm “copëza informacioni” të nxjerra nga konteksti në lidhje me çështjen.

Ish-sportisti ‘kickboxer’ amerikano-britanik 36 vjeçar, mbron fajësinë që kur u arrestua për akuza përdhunimi, trafiku njerëzor dhe krim të organizuar.

Ai shtoi se akuzat “janë pa prova konkrete” teksa i vëllai Tristan proteston jashtë gjykatës për pafajësinë e Andrew.

Në fillim të muajit ai u arrestua me akuza përdhunimi ndaj një gruaje me të cilën banonte në Bukuresht nga nëntori 2021 deri në prill 2022, me origjine nga Moldavia.

Rrjeti rumun Gandul raporton se ishte e dashura e tij që i kishte kërkuar të jetonte me të në Rumani, dhe depozitoi akuzat e përdhunimit gjashtë muaj më vonë kur britaniku refuzoi t’i jepte paratë “për të blerë një shtëpi dhe për t’u bërë një yll e platformës TikTok”.

Mediat raportojnë më tej se gruaja kishte një varësi nga drogat që kur ata ishin njohur në një klub striptize në Londër.

Prej varësisë së saj nga drogat, e reja ishte këshilluar të qëndronte me asistenten e Andrew Tate, Georgiana Naghel, e cila gjithashtu është arestuar si pjesë e hetimeve, shkruan rrjeti Daily Mail.

Policia pretendon se Naghel dhe ish-punonjësja e policisë Luana Radu vepronin si gardiane të gjashtë grave të mbajtura të burgosura, duke i detyruar të bënin video erotike online.

Ndërsa Tate pretendon se akuzuesja raportoi akuzat e saj kur ai refuzoi t’i jepte paratë “për të hapur një beach-bar, për të marrë pjesë në një program televiziv deh për t’u bërë e famshme në TikTok”.

Ai thotë se e dashura i ka kërkuar €200,000 për të blerë një shtëpi për motrën e saj në kryeqytetin e Moldavisë, Chisinau.

Andrew dhe vëllai i tij ishin vendosur në një magazinë që e konvertuan në banesë në Rumani në vitin 2017.

Në impjantin e tyre të armatosur rëndë në periferi të Bukureshtit, ata kishin dhe një studio xhirimi ku policia gjeti disa femra në prill 2022.

Prokurorët thonë se vëllezërit joshnin aty vajza për të xhiruar video porno e madje bëheshin objekt dhune me anë të presionit për “borxhet e supozuara që vajzat kishin ndaj tyre”.

Tate akuzohet gjithashtu për përdhunim të vajzës moldave e cila thotë se ai kishte ardhur pas saj në Rumani, por çka Tate mohon.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/14
Naghel menaxhonte aktivitetet e Tate

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA