PS, kallëzim për “21 janarin”/ Depozitohet në SPAK kërkesa për hetim të Berishës, Bashës dhe Prendin

25/01/2023 10:35

Partia Socialiste insiston se SPAK duhet të nisë hetime të menjëhershme bazuar në audio regjistrimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, nga ku ish kreu gardës Ndrea Prendi jep urdhër për të hapur zjarr ndaj protestuesve në 21 Janar. 

Damian Gjiknuri, Sekretar i përgjithshëm i PS dha detajet e padisë dorëzuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK dhe cilët janë të paditurit.

Kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” referuar ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011. Dialogjet e bëra publike midis ekzekutorëve, e tregojnë qartë se vrasjet u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me një gjakftohtësi kriminale, e cila nuk ka asnjë lidhje me ligjin për Gardën e Republikës“- deklaroi Gjiknuri.

Socialistët sjellin këtë argument,  se përse hetimet duhet të fokusohen tek treshja Berisha, Basha dhe Prendi.

Përfshirja e ministrit Lulzim Basha në komunikim me radio rezulton e provuar katërçipërisht dhe ky fakt krijon dyshimin e bazuar se ndërhyrja e tij në lidhje të drejtpërdrejt me efektivin e Gardës është bërë me porosi e për të dhënë urdhrin nga Sali Berisha, i kallëzuari tjetër, si personi më i fuqishëm në atë kohë“- tha Gjiknuri.

Ne theksoi numri 2 i PS, besuam tek drejtësia e re, ishim nismëtarë dhe garantë të Reformës në Drejtësi, por nuk mund të vazhdojmë të mbajmë mbi kurriz hijen e zhgënjimit të atyre që duan drejtësi për 21 Janarin.

Për shumicën socialiste kjo, është padia e dytë dorëzuar në SPAK pas asaj të dy ditëve më parë çuar nga ministri drejtësisë Ulsi Manja, ku si objekt për tu hetuar është vrasja në rrethana të tjera cilësuese dhe shpërdorimi detyrës.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA