“Na thonë të trashëgoheni”/ Arbi dhe Laura diskutojnë për daljen si çift nga “Për’puthen” dhe presion nga familjarët

25/01/2023 19:04

Dhjetëra qirinj dhe trëndafila të kuq kishte vendosur Arbi në ambientin romantik ku zhvilloi takimin e radhës me Laurën.

Dy konkurrentët janë deklaruar për njëri-tjetrin dhe këtë herë diskutuan edhe për momentin kur do të marrin vendimin për t’u larguar nga “Për’puthen” dhe për të vazhduar romancën e tyre jashtë programit.

Çifti diskutuan gjatë për të mësuar gjëra që nuk dinin për njëri-tjetrin, ndërsa në studio treguan se ndjejnë presion nga familjarët, ndjekësit dhe dyshime për mënyrën si do të jetë kjo marrëdhënie jashtë studios dhe kamerave.

Laura: Tani që po afrohet momenti, të dy ndjejmë presionin që çdo gjë duhet të shkojë mirë dhe jashtë. Besoj se të dy jemi në presion tani.

Arbi: Po, është e vërtetë. Ka presion

Megjithatë, Laura tregon se pas ditës së deklarimit, tashmë ndihet më e lirshme me Arbin dhe të dy komunikojnë më shpesh dhe diskutojnë për shumë gjëra.

Në fillim, zbulon Laura, prisja që Arbi të më shkruante. Arbi nga ana tjetër shpjegon se nuk është në natyrën e tij të qëndrojë gjatë në celular dhe të komunikojë me mesazhe.

Laura: Javët e para, rrija dhe shikoja telefonin vazhdimisht..

Arbi: Nuk jam person që shkruaj. Edhe pse e mendoja, nuk e bëja. Kështu jam. Nuk merrem me mesazhe

Laura: Nuk doja të të takoja jashtë, në respekt të rregullave të emisionit. Nuk doja të të vij as ty në siklet.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA