SHBA/ Ushtarakët e shkarkuar prej refuzimit të vaksinës Covid-19 urdhërohen të kthejnë bonuset mijëra dollarëshe (fotot)

24/01/2023 19:28

Ushtarakët amerikanë që ishin shkarkuar prej refuzimit të vaksinimit Covid-19 po detyrohen të kthejnë paratë e bonuseve te rekrutimit, prej “mosrespektimit të kontratës”.

Ushtarakët në SHBA mund të marrin bonuse paraprake deri në $7,000 nëse nënshkruajnë për gjashtë vjet, por duke folur me rrjetin Fox News, një ushtarak anonim i shkarkuar në maj 2022 për refuzim të vaksinës, thotë se i është kërkuar të paguajë $4,000 sepse nuk kishte kryer gjashtë vjet shërbim.

Ushtaraku tha se “ishte detyruar të shiste ditët e pushimit për të paguar gjobën” të cilën e përshkruante më tej si një ‘shkelm final në fytyrë’.

Rreth 3,717 marinsa, 1,816 ushtarë dhe 2,064 marinarë janë shkarkuar për refuzim të vaksinimit, sipas shifrave zyrtarë të Departamentit të Mbrojtes, të cituara nga agjencia Reuters.

Pentagon mbylli zyrtarisht kërkesën e vaksinimit Covid-19 muajin që shkoi me një ligj të mbrojtjes.

Rregulli ishte vendosur nga ministri i mbrojtjes Lloyd Austin 17 muaj më parë dhe u kritikua nga republikanët, kurse zyrtarët e presidentit Biden ia vinin fajin “dezinformacionit për vaksinat”.

Ushtari anonim tha për rrjetin Fox: “Kam bërë disa misione, dhe gjëja e fundit që më kishte mbetur ishte të shisja ditët e pushimit që kisha fituar për të vijuar angazhimin dhe ciklin e stërvitjes”.

Një tjetër ushtar dënonte trajtimin përçmues që kishte thyer besimin e ushtarakëve te shërbimi dhe te zyrtarët e qeverisë.

Ai shtonte: “Individët që bëjnë deklarata publike duhet të shihen mirë në pasqyrë pasi ato nuk po kontribuojnë në rekrutim”.

Rrjeti Military.com citon detyrimin e vaksinimit si një nga arsyet e rënies së rekrutimit, por theksonte se nuk ka një faktor të vetëm.

Kësaj jave Senatori Ted Cruz njoftoi prezantimin e ligjit për rekrutimin e të gjithë ushtarakëve të shkarkuar prej refuzimit të vaksinimit.

Ai tha për rrjetin Fox se heqja e detyrimit “nuk lehtëson qindra ushtarakë të shkarkuar, të ulur në grada apo të nxjerrë në pension të detyruar”.

Në gusht 2021, Biden urdhëroi që të gjithë 1.3 milionë ushtarakët aktivë të SHBA të vaksinohen, ndërsa refuzuesit kërcënoheshin me humbje rroge dhe masa të ndryshme disiplinore./DailyMail/

FOTO GALERI
1/3
Ushtaraku tha se “ishte detyruar të shiste ditët e pushimit për të paguar gjobën” të cilën e përshkruante më tej si një ‘shkelm final në fytyrë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA