BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Qindra burra mbajtën sot një protestë në qytetin lindor afgan Kost për të shprehur zemërimin ndaj aktit të djegies së Kuranit në kryeqytetin e Suedisë në fundjavë.
Ata dënonin aktin e rende te nxitjes së urrejtjes, të kryer nga politikanë të së djathtës ekstreme, në mënyrë demonstrative para ambasadës së Turqisë në Stokholm.
Në imazhet e postuara shiheshin protestues që qëndronin në shesh, disa prej të cilave me flamurë talibanë, teksa rojet e sigurisë u qëndronin pranë.
Organizatori Ibrahim Sayar, tha se akte të tilla “nuk duhet të përsëriten prej urrejtjes që krijojnë në zemrat e muslimanëve ndaj besimeve të tjera”.
“Banorët e Kost dënojnë djegien e Kuranit në Suedi dhe bëjnë thirrje për të dënuar politikanë të illë të ndyrë”, tha organizatori tjetër i protestës Qadeer Lakanval.
“Vdekje politikanëve të tillë dhe vdekje qeverisë së Suedisë,” brohorisnin mes te tjerash protestuesit në sheshin e qytezës, sipas korrespondentit të rrjetit AFP.
Top Channel