“Po sulmohem seksualisht qindra herë në ditë”/Aktorja Emily Atack rrëfehet për mesazhet kërcënuese!

24/01/2023 14:53

Çdo ditë në rrjetet e saj sociale aktorja Emily Atack ballafaqohet me foto ku meshkujt i dërgojnë organin e tyre gjenital, bashkë me përshkrime të ndryshme. Ajo shprehet:

Një burrë ka gjetur një mënyrë për të postuar video në rrjetin tim social Twitter ku ai masturbohet.

Por ka edhe postime më të këqija, ku një burrë e ka kërcënuar me vrasje.

“Ai shkroi në Twitterin tim se do më priste me thikë, do më pinte gjakun dhe më pas do më përdhunonte”, tha ajo.

33-vjeçarja, e cila është beqare dhe jeton në Londër pohon se ndihet e kërcënuar.

“Kur jam në shtrat natën dhe dëgjoj ndonjë zë, tmerrohem. Ndihem fizikisht e kërcënuar”, tregon aktorja.

Pasi bota ‘ndali’ për shkak të pandemisë, aktorja u përball me një ‘lumë’ mesazhesh të tilla.

“Më bëri të ndihem dhjetë herë më e izoluar, e pambrojtur dhe e vetmuar. Papritmas po shikoja përreth meje, duke menduar: ‘Nuk kam njeri që të më mbrojë këtu. Madje, nuk kam askënd për të qeshur.’ Më erdhi shumë keq për këtë. Ndjehesha e vetmuar, e neveritshme, e turpëruar, e dhunuar. Ndihet si sulm seksual dhe mua më duket sikur po sulmohem seksualisht qindra herë në ditë”, shprehet ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA