Piktorët e peizazhit sikurse çdo vit prezantojnë punët e tyre, në ekspozitën “Plein air” tashmë në edicionin e tetë.  

Në ekspozitë janë peizazhet e punuar përgjatë një viti nga çdo cep i Shqipërisë dhe çdo stinë e saj. Agron Polovina, Buron Kaceli, Pashk Pervathi, Sefedin Stafa, etj janë disa prej artistëve pjesëmarrës.

Për artistët e grupimit Plein Air natyra dhe udhëtimet janë primare. Artistët vizivë, piktorët janë vetmitar. Prandaj sipas tyre, nuk ka më bukur se sa kur krijimtaria e tyre ekspozohet së bashku. Sidomos për një gjini të tillë si peizazhi.

Më këto peizazhe të një penelate të freskët, e të cilat, është mbushur holli kryesor i Muzeut Historik Kombëtar. Sepse peisazhi është pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA