Fëmijët janë ata që po i vuajnë më së shumti simptomat e viruseve të gripit.
Agresiviteti i tyre spjegojnë mjekët ka bërë që fëmijët të manifestojnë temeraturë të lartë dhe që zgjat nga 8 deri në 10 ditë.
“Rastet po shtohen dhe vihet re temperaturë shumë e lartë që zgjat deri në 10 ditë, nuk ishte parë herë tjetër”, tha Sonila Brati, mjeke pediatre.
Prindërit shpesh insistojnë për të nisur antibiotikun për shkak të vështirësisë për të menaxhuar temperaturën tek të vegjëlit për një periudhë të gjatë.
“Duhet kombinuar tachipirina me ibrufenin çdo tre orë”, tha mjekja.
Pediatrja Brati u bën thirrje prindërve të mos neglizhojnë kur fëmija ka kollë dhe temperaturë pasi në qarkullim është dhe virusi respirator sinsicial i cili komplikon më së shumti foshnjet e vogla dhe kur lidhet pa trajtuar shkakton pamjaftueshmëri në frymëmarrje.
Top Channel