Djegia e librit të shenjtë të myslimanëve përpara ambasadës turke në Suedi ka sjellë revoltë tek pakistanezët të cilët kanë nisur protestat.
Qindra persona dolën në sheshe, duke shprehur zemërimin për djegien e Kuranit gjatë fundjavës nga një politikan suedez.
“Ne do të protestojmë kundër mungesës së respektit që ata kanë treguar ndaj Kuranit në Suedi dhe do t’i theksojmë komunitetit ndërkombëtar se veprime të tilla nuk arrijnë asgjë përveçse dëmtojnë ndjenjën e muslimanëve”, deklaroi një protestues.
Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili paralajmëroi Suedinë për mungesën e mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin në NATO.
“Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për NATO-n”, tha Erdogan.
Suedia dhe Finlanda kërkojnë anëtarësimin në NATO por duhet që të japë votën e saj edhe Turqia si vend anëtar i aleancës. Autoritetet turke e kushtëzojnë votën e tyre me dorëzimin e anëtarëve të komunitetit kurd që strehohet në këto vende.
Si për ta rënduar edhe më shumë situatën Kurdët dolën në Suedi në një protest ku mbanin parulla kundër Erdogan. Njëkohësisht Ankaraja ka paraqitur disa kërkesa për Suedinë, siç është ekstradimi i personave që akuzon për terrorizëm apo që kanë qenë pjesë e grusht-shtetit të dështuar ushtarak në vitin 2016.
Top Channel