James Keenan u dënua për ngacmim dhe kërcënime ndaj fqinjëve Martyn e Jane Slater duke u burgosur për 12 muaj. Por pas lirimit para kohe, ai është strehuar përsëri në të njëjtin apartament në Derby në veri të Britanisë.
James Keenan u burgos për ngacmime të rënda ndaj Martyn e Jane Slater në incidente të shumta në vitet 2019 dhe 2021.
Një urdhër pesë-vjeçar distancomi u vendos ndaj tij, që e ndalonte të kontaktonte me zotin e zonjën Slater ose të hynte në pronën e tyre.
Por pas zhvillimit të fundit viktimat e ngjarjes thonë se janë mendërisht të shkatërruar pasi Keenan është vendosur përsëri në të njëjtën shtëpi në rrugën Ponsonby Terrace pas daljes nga burgu.
Martyn tha për rrjetin vendas Derbyshire Live: “Nuk duroj dot më. Ka qenë e tmerrshme, aq sa ishte. Kjo po na shkatërron shëndetin mendor dhe familjen.
Fushata e ngacmimeve kishte nisur për prerjes së një gardhi bimësie nga kopshti i çiftit Slaters, duke e bërë vendin të dukshëm nga kati i sipërm i apartamentit ku jetonte Keenan.
Abuzimi i Keenan kishte nisur me sharje nga ballkoni tij që më pas u kthyen në kërcënime me jetë duke bërë që të ndërhynte policia.
Kur Keenan i tundi atyre një thikë si kërcënim nga dritarja policia e arrestoi.
Pas burgosjes së tij me 12 muaj Martyn e Jane menduan se mund të jetonin të qetë.
Por Keenan u lirua para kohe dhe u vendos në të njëjtin apartament të kompleksit që menaxhohet nga bamirësia ‘Creative Support’.
Çifti thonë se tani jetojnë përsëri në frikë dhe nuk kanë pasur vizitorë në shinë e tyre prej tre vitesh, ndërsa po marrin në konsideratë të ndërrojnë banesë.
Policia e Derbyshire tha në një deklaratë: “Incidentet e sjelljes anti-sociale e kriminale mund të kenë efekte serioze te viktimat e tyre dhe ne punojmë që të trajtojmë këtë tip sjelljeje. Krimi mes fqinjëve është një prioritet për policinë, për të cilin janë caktuar burime të shumta”.
Top Channel