‘Transgjinorja’ dënohet për përdhunimin e dy femrave me penetrim në Britani (fotot)

23/01/2023 17:20

Një grua transgjinore (e lindur mashkull) ka dalë në gjyq në Skoci për dy akuza përdhunimi ndaj femrave, “me penisin” e saj.

31 vjeçarja Isla Bryson, i mohon akuzat në gjykatën e lartë të Glasgow për dy sulmet seksuale të kryera dy vjet larg njëri-tjetrit.

Bryson, i cili më parë quhej Adam Graham, përballej me katër akuza në seancën e parë para gjykatësit Lord Scott.

Avokati mbrojtës Edward Targowski tha se klienti i tij nuk i pranon akuzat duke pretenduar se marrëdhënia ishte “konsensuale”.

Ai lexoi në gjykatë një marrëveshje me jurinë ku thuhej se “emri i vdekur” i Bryson ishte Adam Graham, që do të thotë emri i lindur i një transgjinori, të cilin nuk e përdor më pas tranzicionit të gjinisë.

Në një tjetër letër nga doktori i të akuzuarit Dr Craig Napier, thuhet se Bryson “po merr trajtim me hormone për t’u kthyer në femër”, ndërsa seksi me një femër në qershor, 2019 ishte “konsensual”.

Por akuza thotë se Bryson e kishte penetruar gruan me organin e tij “prandaj rrjedhimisht, e ka përdhunuar”.

Në të shtohet se Bryson kishte zhveshur me forcë gruan e cila kishte rezistuar ndaj sulmit.

Bryson kishte urdhëruar gruan “të mos i tregonte askujt për ngjarjen” duke kërcënuar familjen e saj nëse e bënte këtë.

Një tjetër akuza thotë se Bryson sulmoi një tjetër grua në 28 qershor 2019, duke e goditur me grushte e më pas duke e përdhunuar.

Bryson mohon akuzat ndërsa gjyqi pritet të zgjasë deri në fund të javës.

FOTO GALERI
1/3
31 vjeçarja Isla Bryson, i mohon akuzat në gjykatën e lartë të Glasgow për dy sulmet e dhunshme seksuale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA