Gazetarja Anila Hoxha shpjegoi në “Top Story” arsyet të cilat kanë sjellë moszbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës më 21 janar.
Ajo u shpreh se pavarësisht se janë kryer akt-ekspertiza edhe në vende të tjera, ende nuk është gjetur prej nga janë qëlluar.
“Jan dy vrasje të pahetuara dhe të pazbardhura vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. E para është kryer një akt ekspertizë në disa shtete, kryesisht edhe në FBI, mbasi kishte probleme me viaskat e armëve. Aleks Visha, i cili ndërroi jetë në Turqi disa ditë pasi u plagos rëndë, në trupin e tij u krye ekspertim sa i takon një viaske dhe nuk u gjet se prej nga ishte qëlluar ai.
Për këtë arsye Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e autoriteteve amerikane. Të cilat nuk arritën të saktësonin se nga cila armë ishte qëlluar i ndjeri Aleks Nika. Ndërsa për sa i takon Hekuran Dedës ai u qëllua me një plumb tejshpues, pra nuk u gjet asnjë gëzhojë. Për këtë arsye nuk u arrit të vërtetohej se cila armë e vrau. Nga ana tjetër nuk është zbardhur as autorësia e gjashtë të plagosurve”, u shpreh gazetarja.
Top Channel