Tragjike në Kaliforni! Të shtënat me armë zjarri në Festivalin e Vitit të Ri Hënor, të paktën 10 viktima (Detajet)

22/01/2023 16:28

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kaliforni, aty ku të shtënat me armë zjarri kanë lënë të paktë 10 persona të vrarë.

Teksa qytetarët po festonin Festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park ka nisur breshëria e plumbave, të cilat lanë edhe 10 persona të tjerë të plagosur, disa në gjendje të rëndë.

Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është ende në kërkim, ndërsa kapiteni Andrew Meyer i Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit deklaroi detajet e sulmit.

“Mbrëmë, rreth orës 22:22 oficerët nga departamenti i policisë së Monterey Park iu përgjigjën një biznesi lokal në qytetin e Monterey Park në lidhje me të shtënat që kishin ndodhur. Kur oficerët arritën në vendngjarje, ata gjetën viktima. Policia shpalli të vdekur dhjetë  persona në vendngjarje, ndërsa të paktën dhjetë të tjerë u transportuan në spital. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mbetet i paidentifikuar”.

Monterey Park (vendi ku ndodhi ngjarja) është shtëpia e një komuniteti të madh aziatik. Qyteti kalifornian i Monterey Park është shtëpia e rreth 60,000 njerëzve dhe popullsia e tij është kryesisht aziatike amerikane, sipas të dhënave të Regjistrimit të SHBA. Rreth 65% e banorëve të saj identifikohen si aziatikë amerikanë, ndërsa 27% janë hispanikë ose latinë.

Cili është festivali i Vitit të Ri Hënor në Monterey Park?

Festivali i Vitit të Ri Hënor në Monterey Park është një ngjarje vjetore për të shënuar fillimin e kalendarit hënor, i cili festohet në Kinë dhe kultura të tjera të Azisë Lindore. Sipas BBC festivali i sivjetshëm paraqiti kërcimtarë tradicionalë të luanëve dhe dragoit të vitit të ri, si dhe bankete me ushqime e argëtime të tjera. Vitet e kaluara këto organizime kanë tërhequr më shumë se 100,000 vizitorë në ditë nga e gjithë Kalifornia jugore.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA