Eksploziv punëtorit të ndërtimit në Tiranë, lënda plasëse u hodh në verandën e shtëpisë në mesnatë

22/01/2023 10:01
Foto ilustruese

Një sasi e vogël eksplozivë është hedhur në mesnatë në shtëpinë e një punëtori ndërtimi në kryeqytet.

Policia njofton se rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së Demir Carës është hedhur lënda plasëse. Nuk dihet nëse 34-vjeçari ka konflikte me njerëz të tjerë, por mësohet se është person me precedent penal dhe shtëpisë ku jetonte e kishte me qira.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA