Fuqia e një përqafimi zvogëlon stresin dhe shqetësimin që lidhet me çdo procedurë të dhimbshme, mbron zemrën, ju bën të lumtur dhe largon frikën dhe ankthet.

Kjo është fuqia e një përqafimi, një gjest sa i thjeshtë aq edhe i rëndësishëm, me shumë përfitime të eksploruara duke shqyrtuar literaturën shkencore.

”Kur një mik ose anëtar i familjes po merret me diçka të dëmshme ose të pakëndshme në jetën e tij, përqafoje atë”, është mesazhi i faqjes së internetit Healthline, e cila citon rezultatet e një studimi të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos.

Dhënia e mbështetjes për një person tjetër përmes një prekjeje ose përqafimi të tij mund të zvogëlojë stresin ose shqetësimin që lidhet, për shembull, me procedurat mjekësore.

Përfitimet janë si për ata që ngushëllohen ashtu edhe për ata që e ofrojnë. Pra, përqafimi është i mirë për zemrën.

Mbajtja e duarve dhe përqafimi i njëri-tjetrit redukton presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, sipas një studimi të botuar në vitin 2010 në revistën Behavioral Medicine.

Ndërsa përqafimet mund të na bëjnë më të lumtur, për shkak të çlirimit të një kimikati të quajtur oksitocinë që lidhet me lumturinë dhe reduktimin e hormonit të stresit, norepinefrinës, ato gjithashtu ndihmojnë në largimin e frikës.

Sipas një studimi të publikuar në Psychological Science në vitin 2013, prekja dhe më pas një përqafim mund të zvogëlojë ankthin tek njerëzit me vetëbesim të ulët.

Pra, sa përqafime na duhen në ditë për një shëndet optimal? Përgjigja është: sa më shumë që të jetë e mundur nëse duam të korrim sa më shumë efekte pozitive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA