Regjisori Antoine Fuqua do paraqesë jetën e legjendës së muzikë pop Michael Jackson në projektin e tij të ardhshëm filmik. ‘The Hollywood Reporter’ konfirmoi se Fuqua dhe Lionsgate po bashkohen për të prodhuar një film biografik të titulluar “Michael”.
Në një deklaratë të marrë nga THR, Fuqua tha: “Filmat e parë të karrierës sime ishin videoklipe dhe unë ende mendoj se kombinimi i filmit dhe muzikës janë një pjesë e thellë e asaj që jam. Për mua, nuk ka asnjë artist me fuqinë, karizmën dhe gjenialitetin muzikor të Michael Jackson. Unë u ndikova për të bërë video muzikore duke parë punën e tij.”
Filmi biografik i ardhshëm do të adresojë të gjitha aspektet e jetës së Jackson. Sipas THR, është e paqartë se si Fuqua do të trajtojë akuzat për abuzim seksual ndaj fëmijëve të cilat së fundmi u detajuan publikisht në dokumentarin, “Finding Neverland”.
Jackson, i njohur si “Mbreti i Popit” u nda nga jeta më 25 qershor 2009 në moshën 50-vjeçare. Ai pësoi arrest kardiak në shtëpinë e tij. Në vitin 2011, mjeku i tij Conrad Murray u dënua për vdekjen e tij.
Jackson përdori 19 karta identiteti false për të marrë drogë. Kjo u zbulua nga New York Post duke cituar dokumentarin e ri “TMZ Investigates: Who Really Killed Michael Jackson”. Kirurgu plastik Harry Glassman, deklaroi se këngëtari shkonte te disa mjekë për të blerë ilaçe dhe qetësues. Sipas tij, Michael është përgjegjës për vdekjen e tij, por sigurisht mori shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor.
Top Channel