Një ditë pas përmbytjeve në tregun industrial të Lezhës janë të qarta dëmet e shumta në njësitë tregtare.

Vetë tregtarët shprehen se kjo situatë i ka gjetur ata të pa përgatitur duke bërë që pjesa më e madhe e mallit të shkojë në plehra.

“Katër dyqanet e mia janë prishur të gjitha, përfunduan në plehra. Janë rreth 2-3 milion lekë dëm”, thotë një tregtare.

“Është mbi 500 milionë lekë mall i çuar dëm, që ka përfunduar në plehra”, shprehet një tjetër.

“Nuk kanë marrë masa të venë një pompë për të nxjerrë ujin jashtë”, thotë një tregtar.

Tregtarët shprehen se deri më tani askush nuk ka ardhur për të parë dhe vlerësuan dëmin ekonomik për shkak të përmbytjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA