Një konkurrente e re i është bashkuar “Përputhen” së fundmi, e cila ka deklaruar se është nënë e një fëmije.
Kjo gjë është pritur pak ftohtë në studio, ku Remili cili kishte takim me të, nguroi të përgjigjej nëse do e pranonte një gjë të tillë.
Jozefina: Kush paragjykon ka një inteligjencë të vogël, siç e thashë te prezantimi nuk do doja ti tregoija të gjitha në fillim, pak mister nuk është keq. Gjithmonë kam pasur qejf të kem lidhje me meshkuj shqiptarë, mu dha mundësia dhe e mora këtë iniciativë. Ish-bashkëshorti im ka qenë shqiptar, kam një vajzë 4-vjeçe e gjysmë, me babanë e vajzës jemi njohur ë tri, vendosëm të martoheshim, erdhi në jetë vajza dhe më pas nisën probleme të tjera e ne u divorcuam. Ka qenë e vështirë për mua por shyqyr kam prindërit që më ndihmojnë dhe nuk e kam ndjerë shumë vështirësinë, por mund të them se ne femrat jemi gjëja më e fortë që ka krijuar zoti dhe jeta vazhdon do ja dalim.
Remili: Është hera ime e parë që po njoh një femër që ka fëmijë, përderisa unë po sillem kështu duhet ta kuptoni, sepse nuk e di nëse mudn të kem apo jo një lidhje me një femër që ka nëj fëmijë, edhe mund të funksionojë.
Top Channel