Të jesh një personazh i famshëm është punë e vështirë. Ata jo vetëm që duhet të duken mirë dhe të veprojnë mirë, por gjithashtu duhet të përmbushin pritshmëritë e miliona fansave në mbarë botën.
Megjithatë, këto personazhe publike janë njësoj si gjithë të tjerët, të kompletuar me shpresa, frikë dhe ëndrra. Mëe poshtë janë disa fakte befasuese të lidhura me 10 personazhe të famshëm.
Robert Pattinson ka nxjerrë për darkë përndjekësin e tij.
Robert Pattinson kishte një përndjekës që priste jashtë banesës së tij çdo ditë për javë të tëra. Një ditë, ai nuk kishte asgjë më të mirë për të bërë, kështu që e nxori për darkë. Për habinë e saj, gjithçka që ai bëri ishte të ankohej për jetën e tij dhe e mërziti atë dhe ata nuk u takuan më.
Nicolas Cage kishte një oktapod për kafshë shtëpiake.
Cage është i njohur për shijet e tij unike dhe të çuditshme. Ndër gjërat që ka blerë është një oktapod gjigant i quajtur Cool që e bleu në vitin 1998 për ta ndihmuar me rolet e aktrimit.
Scarlett Johansson ka dy albume.
Scarlett Johansson është një ndër zërat më të famshëm në botë, por nuk është këngëtare me profesion. Megjithatë, ajo ka publikuar dy albume në karrierën e saj. E para, e quajtur Anyëhere I Lay My Head , u publikua në vitin 2008. E dyta është Break Up , e cila u publikua në vitin 2009 dhe përmbante muzikë të shkruar dhe interpretuar nga vetë Johansson.
Ed Sheeran dikur ishte i pastrehë.
Ed Sheeran kaloi dy vite e gjysmë duke fjetur jashtë Pallatit Buckingham, përpara se karriera e tij muzikore të niste. Pikërisht atëherë ai shkroi këngën “ Pastrehë”.
Leonardo DiCaprio mori emrin prej Leonardo Da Vinçit.
Kur prindërit e tij po admironin një portret të Da Vinçit, ai filloi të shkelmonte brenda barkut të nënës së tij. Babai i tij u frymëzua nga artisti i Rilindjes.
Brad Pitt ka patentë piloti.
Përveç se është një nga aktorët më të suksesshëm të Hollivudit, Pitt është edhe një nga personalitetet më interesante të tij. Megjithatë, ai ka një hobi befasues për të cilin shumica e njerëzve nuk e dinë. Ai kaa një patentë piloti dhe merr rregullisht kurse fluturimi.
Jodie Foster filloi aktrimin në moshën 3-vjeçare.
Jodie Foster filloi aktrimin në moshën 3- vjeçare, padi u shfaq në një reklamë për kremrat e diellit .
Reese Witherspoon ka studiuar në Stanford.
Ylli mahnitës i Legally Blonde and Election kaloi vetëm një vit në Universitetin Stanford përpara se të largohej për të ndjekur karrierën e saj të aktrimit.
Flokët e Elvis Presley ishin bionde para se ai t’i lyente të zeza.
Modeli ikonë i flokëve me ngjyrë të zezë të Elvis Presley-t i ka rezistuar kohës, me shumë fansa që ende imitojnë pamjen e idhullit të tyre sot. Por jo të gjithë janë të njohur me faktin se ai filloi t’i lyejë flokët e tij bjonde të zeza që në moshë shumë të hershme.
Madonna ishte bateristi i The Breakfast Club.
Nuk është sekret që Madonna është një fanse e madhe e vetvetes. Megjithatë, jo shumë njerëz e dinë se ajo gjithashtu i binte baterive për një grup të quajtur The Breakfast Club në vitet ’80.
Top Channel