Era e fortë përgjatë gjithë natës që vazhdon ende të jetë e fuqishëm ka shkaktuar mungesë të furnizimit me ujë në disa zona të Vlorës.
Aktualisht, pa energji elektrike janë fshatrat Orikum, Dukat, Llogora,Radhime, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velcë, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar.
Ndërkohë, niveli i Vjosës gjatë mbrëmjes së djeshme arriti ne 6:30 metra duke dalë nga shtrati në pjesën e pazarit tek Ura e Mifolit. Tani, niveli ka rënë në 5.8 metra ndërsa pritet që prurjet të intensifikohen gjatë pasdites si pasojë e shiut të dendur në jug të vendit.
Përmirësim ka njohur lundrimi detar, trageti i Linjës Vlorë-Brindizi pritet të mbërrijë gjatë mesditës si pasojë e rënies së fuqisë së detit i cili shënon 6-7 ballë në det të hapur.
Peshkarexhat dhe anijet e vogla do të vazhdojnë të jenë të pezulluara.
Shkollat në Bashkinë e Vlorës e Himarës kanë vijuar procesin mësimor pa probleme, ndërsa përjashtim bën shkolla e Dukatit ku mungon energjia elektrike.
Top Channel