Juristi Keshnik Spahu në një lidhje live për “Top Story”, komentoi zgjedhjet e 14 majit, ndërsa krahasoi Ramën dhe Berishën me Messin e Ronaldon.
Sipas tij, këto zgjedhje nuk do të jenë në mënyrë të pabarabartë, për shkak të mungesës së garës.
“Në këto zgjedhje shkohet në mënyrë të pabarabartë, për shkak të drejtave dhe të padrejtave, ligjshme dhe paligjshme, që shkohet në zgjedhje. Unë vetëm në këto zgjedhje nuk shikoj garë, këtu kemi një ndeshje të përcaktuar”, tha juristi.
Spahiu e konsideron garën politike një ndeshje të përcaktuar, ku nuk diskutohet se kush do të fitojë por si do të veprohet për të trukuar pluralizmin politik.
“Mendoj se në këto zgjedhje nuk diskutohet se kush do të fitojë, por si do të trukohet pluralizmi politik dhe sa parti do t’i lënë opozitës. Messi dihet që është Edi Rama, sepse është sot njeriu i cili ka kupën, pushtetin e çdo gjë. Tani Ronaldo që ka dalë në pension, Sali Berishës i duhet t’i lëri 7-8 bashki për të treguar që ka pluralizëm politik dhe ka një lojë”, u shpreh juristi.
Top Channel