Disa qytete në Kosovë janë duke u përballur me përmbytje masive si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme tha se ka ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha komunat.

Në Mitrovicë dhe Pejë ka pasur ngritje të nivelit të ujit në lumenj dhe vërshime të shpejta. Qyteti më i prekur është Skënderaj, ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente.

Lumi Klina dhe disa degë të tij, kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar vërshime në rreth dhjetë fshatra të kësaj komune.

Në pjesën veriore të vendit, disa nga zonat ku ka pasur  më shumë vërshime nga uji janë: Lagja e Boshnjakëve ku uji ka depërtuar në disa shtëpi, rruga Mitrovicë-Bërnjak ka rrëshqitje të dheut, po ashtu rruga në fshatin Zubc, ndërsa rruga Qaber- Zubin Potok mbetet e bllokuar për shkak të shembjeve të gurëve dhe dheut.

Ndërkohë duke parë gjendjen e krijuar autoritetet kanë vendosur që të premten në shkollat e komunës së Klinës të anulohet mësimi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA