Reshjet e dendura të shiu janë bërë shkas për vërshime të befasishme uji, që kanë paralizuar trafikun në një pjesë të rrugëve të Pejës.

Mediat vendase shkruajnë se disa lokale buzë rrugës atje rrezikohen të përmbyten, ndërsa uji ka depërtuar edhe në brendësi të shkollës ekonomike “Ali Hadri”.

Pas Pejës e Skënderajt, përmbytje pati edhe në disa pjesë të Mitrovicës, ku raportohet dalja nga shtrati i dy lumenjve, Ibri dhe Lushta.

Një fenomen të tillë për pjesë të ndryshme të vendit e kishte paralajmëruar dhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili parashikonte rritje të nivelit të lumenjve pas shirave të rrëmbyer të ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të vendit.

Duket se situata e vështirësuar hidrometeorologjike do të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim.

Instituti paralajmëron se rrezikun që përmbytjet të vijojnë në disa pjesë të Kosovës, e po kështu nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Në qytete si Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku, janë ende të freskëta kujtimet e vërshimeve masive të ujit një vit më parë, ku pati dëme të mëdha nëpër shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA