Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa kryqëzime dhe rrugë të qytetit të Durrësit.

Reshjet e dendura dhe të herëpashershme të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve duke vështirësuar kalimin për këmbësorët dhe automjetet. Situata paraqitet problematike në rrugën Mujo Ulqinaku, te  stadiumi, në hyrje të shëtitores bregdetare dhe në disa segmente rrugore të lagjeve 1, 3,  4 dhe 18.

Njëkohësisht probleme ka dhe në zonën e ish-Kënetës dhe atë të Plazhit.

Ndërkohë, për shkak të motit të paqëndrueshëm, edhe natën e kaluar ka pasur probleme në nisjen e trageteve nga portet e Durrësit dhe Barit. Tragetet kanë regjistruar vonesa të theksuara. Konkretisht, dy tragetet që ishin parashikuar për nisje drejt Barit natën e kaluar, në orën 23.00, kanë arritur të nisen mëngjesin e sotëm, përkatësisht 08:00 dhe 08:10.

Edhe tragetet nga Bari drejt Durrësit priten të mbërrijnë me vonesë, për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga porti i Barit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA